foto e godines
Ministri:Eduard Halimi
Minister: Eduard Halimi
E-Mail: eduard.halimi@justice.gov.al






gjykata.gov.al

rnsh
EU-Corner
Njoftim per shtyp

Ministria e Drejtësisë, në vijim të njoftimit publik të saj për zhvillimin e inspektimeve në sistemin e drejtësisë, informon mbi rezultatin e këtyre procedurave.

1. Përmbaruesit gjyqësorë privatë

Pas fillimit të procedimit disiplinor për 7 përmbarues gjyqësorë privatë bazuar në rezultatet e inspektimit tematik për verifikimin e ankesave mbi procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, Ministria e Drejtësisë përpunoi aktet e verifikuara nga Komisioni Disiplinor për Përmbaruesit Gjyqësorë Privatë.  Në përfundim të kësaj procedure administrative, Ministri i Drejtësisë vendosi dhënien e 7 masave disiplinore “gjobë” ndaj 7 përmbaruesve gjyqësorë privatë, që ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
1. Julian Ahmeti   ( Shoqeria permbarimore “E.P.S.A” )
2. Gelas Yzo   ( Shoqeria permbarimore “E.P.S.A”)    
3. Arben Meskuti  ( Shoqeria permbarimore “Z.I.G”)       
4. Arben Matani                                                            
5. Gentian Strati                                 
6. Luan Hoti  (Shoqeria permbarimore “Hoti Bailiff Service”)
7. Halit Cani                                                                  
Masa e gjobës varion nga shuma 30 mijë lekë gjer në 50 mijë lekë dhe është caktuar në raport me shkeljet e evidentuara.  Ministri i Drejtësisë ka vlerësuar se lloji i masave të caktuara do të të japë efekte edhe në rritjen e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit të të gjithë sistemit të përmbaruesve gjyqësorë privatë dhe përmirësimin e respektimit të të drejtave dhe interesave të ligjshëm të palëve në proces ekzekutimi.  Gjithashtu, në caktimin e masës konkrete është mbajtur në konsideratë fakti që sistemi i përmbarimit gjyqësor privat është në fillimet e veta dhe rrjedhimisht dhënia e masave ekstreme ndaj përmbaruesve mund të dobësojë këtë sistem.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka inspektuar 45 zyra të përmbarimit gjyqësor privat për mënyrën se si përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve.  Pas përgatitjes së raportit të inspektimit, i ka kërkuar Komisionit Disiplinor për Përmbaruesit Gjyqësorë Privatë shqyrtimin e shkeljeve disiplinore për 14 përmbarues gjyqësorë privatë.

2. Noterët

Në mbështetje të rezultateve të inspektimit të 7 zyrave noteriale me anë të katër inspektimeve në dhomat e noterisë Tiranë, Korçë, Shkodër, Laç dhe Durrës u zhvilluan procedurat administrative të njoftimit të subjekteve të interesuara dhe të Dhomave Noteriale.  Në përfundim, Ministri i Drejtësisë ka vendosur heqjen e liçencave për 2 noterë të njësive vendore Lezhë dhe Devoll,
1- Notere Zana Dema
2- Notere Alketa Mullai
Ministri i Drejtesise ka dhënë vërejtje me paralajmërim për 3 noterë të njësive vendore Tiranë dhe Durrës dhe konkretisht:
1- Noter Robert Koli
2- Notere Shpresa Gjoci
3- Noter Islam Hysolli

Janë ende në proces rezultatet e 4 inspektimeve të tjera, midis të cilave inspektimi i fundit ka patur si objekt verifikimin e kushteve të zyrave të noterëve për zbatimin e reformës One Stop Shop në tjetërsimin e pasurive të paluajtshme.

3. Administrata Gjyqësore

Në kuadër të kryerjes së kontrolleve pranë administratës gjyqësore, Ministria e Drejtësisë ka kryer inspektimin e veprimtarisë së kancelarit të në Gjykatën e Apelit Vlorë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, si dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.  Në bazë të këtyre  inspektimeve, janë konstatuar se mospërmbushje të detyrës së kryer nga ana e kancelarëve të parashikuar sipas ligjit  nr. 9877/2008 , “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë ”, sa i përket mbikëqyrjes së sekretarive gjyqësore në administrimin,  ndjekjen dhe rregullshmërinë e veprimeve  procedural mbi ecurinë e dorëzimit të dosjeve gjyqësore të përfunduara në sekretarinë gjyqësore, në përputhje me afatet procedurale të parashikuara në ligj.  Në përfundim të këtyre kontrolleve, pas vlerësimit të  raporteve përkatëse, Ministri i Drejtësisë ka disponuar dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për të tre kancelarët e gjykatave të inspektuara.


4. Gjyqtarët

Ministria e Drejtësisë mbetet në pritje të shqyrtimit të kërkesave për procedimin disiplinor të depozituara pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

 

    01/06/2012

    Back
    Print
    Aktivitete
    Ankesa
    Arkiva
    Banner
    Disclaimer   lHarta e Faqes Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Drejtesise