foto e godines
Ministri:Eduard Halimi
Minister: Eduard Halimi
E-Mail: eduard.halimi@justice.gov.al






gjykata.gov.al

rnsh
EU-Corner
Deklaratė pėr shtyp

Sot me datë 8 Qershor 2012, Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi priti në një takim kortezie Kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Sir Nicolas Bratza, gjyqtarin shqiptar në këtë Gjykatë, Z. Ledio Bianku dhe  regjistruesin e Seksioni IV   Z. Lawrence Early.
Ministri i Drejtësisë falënderoi kryetarin e Gjykatës Evropiane për vizitën e tij në Shqipëri dhe për vëmendjen që i është kushtuar.

Sir Nicolas Bratza shprehu vlerësimin e tij për punën e bërë deri më tani nga Shqipëria dhe falënderoi autoritetet shqiptare për bashkëpunimin e tyre me Gjykatën Evropiane.

Ministri i Drejtësisë  i konfirmoi Sir Bratza se Shqipëria është e angazhuar maksimalisht për të zbatuar detyrimet e saj që vijnë nga zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane, për të adaptuar një legjislacion të brendshëm që është konform standardeve të vendosura nga Konventa Evropiane duke marrë masa të menjëhershme që sigurojnë mjete efektive në drejtim të respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ministri i Drejtësisë i prezantoi delegacionit të Gjykatës Evropiane reformat e ndërmarra në drejtim të dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë, implementimit të reformave që sigurojnë transparencë, efektivitet dhe rritje të besimit të publikut tek drejtësia.

    08/06/2012

    Back
    Print
    Aktivitete
    Ankesa
    Arkiva
    Banner
    Disclaimer   lHarta e Faqes Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Drejtesise