MBI PROVIMIN E KUALIFIKIMIT PËR USHTRIMIN E PROFESIONIT TË NOTERIT
Në mbështetje të ligjit nr. 7829, datë 01.06.1994 “Për noterinë”, i ndryshuar, si dhe pikës 12 të urdhrit nr. 275, datë 13.06.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për caktimin e datës së konkurrimit, kriteret dhe procedurën e organizimit dhe shpalljes së rezultateve të provimit”, pas shqyrtimit të ankimeve të paraqitura, Ministria e Drejtësisë publikon listën përfundimtare të kandidatëve që kualifikohen për pjesëmarrje në provimin për marrjen e licencës së ushtrimit të profesionit të noterit, të datës 30.06.2012. Sipas listës së miratuar nga Ministri i Drejtësisë, rezulton se janë kualifikuar të marrin pjesë në provim 104 kandidatë.
Më poshtë do të gjeni listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, orën e provimit për secilin kandidat, si dhe rregulloren e provimit.
LISTA PËRFUNDIMTARE E KANDIDATËVE TË KUALIFIKUAR NE PDF
RREGULLORE E PROVIMIT NE PDF