foto e godines
Ministri:Eduard Halimi
Minister: Eduard Halimi
E-Mail: eduard.halimi@justice.gov.al






gjykata.gov.al

rnsh
EU-Corner
Njoftim

Kryeministri Berisha, Ministri Halimi dhe Drejtori i  ZQPP-së inauguruan sot “Portalin on Line për Aplikimet dhe Ankesat e qytetarëve “.

Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe Drejtori  Përgjithshëm i Zyrës Qendrore të pasurive të Paluajtshme inauguruan sot “Portalin on Line per Aplikimet dhe Ankesat e qytetarëve “.
Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi deklaroi me këtë rast se portali i ri për shërbimet online nga ZRPP  është  unik në rajon.
Sot jemi krenare që së bashku me stafin me përkushtim te jashtëzakonshëm, arritëm në një kohë shumë me të shkurtër, për çdo skeptik, te themi se  e realizuam. Ndërtuam një portal për shërbimet online ne ZRPP.
Çdo qytetar nga sot, për çdo veprim qe kërkon te kryeje ne këto zyra, për çdo shërbim qe kërkon te marre, do te paraqitet vetëm një dite te vetme. Do te  plotësoje një aplikim dhe do te pajiset me Username dhe Pasword.  Pas këtij momenti qytetari nuk ka me asnjë kontakt fizik me ZRPP, por me ane te username e password ai futet ne portal dhe sheh si po ecën aplikimi i tij. Ne cfare faze ndodhet? Kush po e pengon apo cfare problem ka dale?Nëse aplikimi po vonohet, ai paraqet nje ankim online, nëpërmjet pjesës tjetër te portalit te ri, i cili mund te behet me
o AUDIO
o SMS
o WEB
o EMAIL
o Direkt nga publiku, ne ambientet e pritjes se publikut

Mesazhet e mara me Audio(nëpërmjet linjes telefonike), SMS, WEB, dhe e-mail, regjistrohen ne mënyre automatike nga sistemi. Pjese e këtyre mesazheve bëhen edhe ato te mara nga Zyra e Pritjes se Publikut. 
Portali i shërbimeve online te ZRPP është reforma historike  e kësaj zyre ne raport me publikun.  Nga sot, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme është institucioni lider për transparencën dhe shërbimet online.
Çdo proces, çdo detaj, çdo germe, do te jete nen monitorimin e publikut, nen monitorimin e qytetareve.
Transparenca totale e aplikimeve, respektimi i radhës se tyre me sistem elektronik, kontrolli online 24 ore ne 24 nga çdo qytetar, do te rrisë padyshim reputacionin e këtij Institucioni ne sytë e publikut. 
Kjo është reforma me e rëndësishme për qytetaret. Është  një premtim i mbajtur për qytetaret dhe biznesin.
Unë do doja te përgëzoja stafin drejtues te ZRPP, për përkushtimin dhe mbështetjen e reformave te thella ne ketë sektor dhe një imazh tërësisht te ri qe po ju japim qytetareve. Por një përgëzim te jashtëzakonshëm dua te jap per ata qe i krijuan ketë portal, tërësisht me kapacitetet te brendshme, duke derdhur lumenj djerse por dhe mençurie dhe novacioni.
Digitalizimi, nuk është vetëm pasioni ynë por mbi te gjitha plani ynë madhor i reformave .
Ky portal, largon lodhjen për qytetaret, shmang kontaktet me punonjësit, shmang kohen, burokracitë, eliminon korrupsionin dhe modernizon sistemin.
Jemi krenare sot para publikut qe mbajtëm fjalën e dhëne dhe por reformojmë me këtë staf te mrekullueshëm dhe te mençur, tërësisht sistemin.
Digitalizimi nuk mbaron këtu, nje inaugurim tjetër jashtëzakonisht te rendesishem do ta bejme ne ditët ne vijim për nja nga aktoret me te te rendesishem te sistemit te drejtësisë për gjykatat.
Plani jashtezakoneshem i digitalizmit te drejtësisë, vazhdon dhe ne po ecim me hap te jashtëzakonshëm drejt finalizimit te tij.


    06/07/2012

    Back
    Print
    Aktivitete
    Ankesa
    Arkiva
    Banner
    Disclaimer   lHarta e Faqes Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Drejtesise