foto e godines
Ministri:Eduard Halimi
Minister: Eduard Halimi
E-Mail: eduard.halimi@justice.gov.al






gjykata.gov.al

rnsh
EU-Corner
Njoftim per median

Ndryshimet kushtetuese për imunitetin u bazuan tek rekomandimet dhe amendamentet e propozuara nga ekspertët e KE  dhe ekspertët e BE-së

Disa ditë më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në parlament nisëm ligjore për ndryshimin e  Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për çështjen e imuniteteve për nenet respektive që kanë të bëjnë me imunitetin.
Ministria e Drejtësisë informon qytetarët se gjithë teksti integral për këto ndryshime kushtetuese është përgatitur bazuar tërësisht ne rekomandimet dhe amendamentet e propozuara nga ekspertët e Këshillit të Europës  dhe ekspertët e BE-së.
Teksti i amendamenteve të propozuara për ndryshimet kushtetuese në nenet respektive që kanë të bëjnë me imunitetin e gjyqtarëve , është i njëjti tekst germë më germë dhe fjalë për fjalë me tekstin e propozuar nga Misioni EURALIUS, Projekt I Asistencës së BE për drejtësinë. Ndërsa teksti I amendamenteve për ndryshimet kushtetuese në fushën e imunitetit të zyrtarëve të lartë është I njëjtë në tekst, në çdo germë dhe fjalë me atë të propozuar nga Projekti PACA, Projekt i Asistencës së Këshillit të Evropës kundër korrupsionit. Të dy këto dokumente  janë paraqitur në konferencën e organizuar në Shtator të vitit 2011, ku kanë qenë prezent dhe janë njohur me studimin përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë qenë dakord me tekstin e amendamenteve të propozuara nga Projekti PACA dhe Projekti EURALIUS, respektivisht KE dhe BE.
Ministria e Drejtësisë, në funksion të transparencës dhe garantimit të së drejtës së informimit të qytetarëve venë në dispozicion të medias dhe të gjithë opinionit publik, dokumentet studimore të dy Projekteve të prezantuara vitin e kaluar. Këto dokumente gjenden të publikuara edhe në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Drejtësisë.

Gazment Bardhi
Këshilltar i Ministrit për Çështjet e Legjislacionit

Klikoni me poshte per te shfaqur dokumentat:

Nisma ligjore për ndryshimet kushtetuese 
 
Project against Corruption in Albania (PACA)
 
Imuniteti i gjyqtareve ne Shqiperi 
 
Immunity of judges in Albania 

Studimi i PACA per reformimin e imunitetit te deputeteve


    11/07/2012

    Back
    Print
    Aktivitete
    Ankesa
    Arkiva
    Banner
    Disclaimer   lHarta e Faqes Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Drejtesise