Kryeministri Berisha dhe Ministri Halimi përurojnë sot portalin e gjykatave: ” Nga sot, prozhektorët e publikut i kemi drejtuar te gjykatat”
U përurua sot në Ministrinë e Drejtësisë, portali i gjykatave www.gjykata.gov.al , sistem ky, që synon, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë moderne, përmirësimin e shërbimit administrativ dhe procedural në gjykata, në kuadër të rritjes së transparencës ndaj publikut dhe medias.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishte i pranishëm Kryeministri Sali Berisha, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, krerë të Gjykatave. Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë, Halimi deklaroi se “Nga sot, prozhektorët e publikut i kemi drejtuar te gjykatat”.
“Sot, nëpërmjet ndërtimit të portalit të gjykatave, ne sigurojmë transparencën në çdo qelizë të sistemit gjyqësor të bindur se sistemi dixhital dhe transparenca janë masat më të rëndësishme në betejën për reformimin e sistemit gjyqësor", tha ministri Halimi.
Duke shprehur rëndësinë e transparencës në sistemin e drejtësisë, ministri Halimi tha se, "transparenca nuk eliminon tërësisht padrejtësinë, por jemi të bindur se ajo rrit përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe aktorëve të sistemit të drejtësisë si dhe ul korrupsionin.
Portali gjyqësor i internetit, i përuruar sot në ministrinë e Drejtësisë, është një projekt i mbështetur nga partneret tanë, dhe synon rritjen e transparencës në sistemin e drejtësisë. Ky portal, pjese e reformës së ndërmarrë për dixhitalizimin e sistemit te drejtësisë, është një sistem elektronik, që përmban të dhëna të hollësishme për veprimtarinë gjyqësore, pasi siguron informacion të plotë mbi çdo çështje gjyqësore.
“Ne jemi te bindur se nëpërmjet kësaj porte te re moderne për informimin e publikut, qytetaret do te shohin ne drejtën e diellit se çfarë ndodh ne gjykate dhe se marrëdhënia publik-gjyqësor nuk do te jete me një martese ne krize, por do ndihmoje seriozisht ne forcimin e besimit te publikut tek drejtësia. Epokën e letrave po e zevendesojmë me epokën e re digitale.”- u shpreh Ministri Halimi.
Për këtë projekt punuan 2 grupe ekspertesh nga EURALIUS dhe ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë. Portali i gjykatave shqiptare, është i përbërë nga 32 websajte. Gjykata e Lartë , çdo gjykatë Apeli, çdo gjykatë e shkallës së parë, ka websajtin e saj në këtë portal, ne te cilin gjendet informacion i personalizuar për atë Gjykatë.
Sistemi aktual i menaxhimit te çështjeve transformohet nga një sistem i decentralizuar të dhënash për secilën gjykatë, në një sistem të përqendruar. Ky sistem garanton gjurmimin e çështjes nga momenti i paraqitjes në gjykatë deri në përfundimin në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshi ekzekutimin.
Portali krijon një arkivë të plotë dixhitale për të gjithë praktikën gjyqësore në Shqipëri, duke përfshirë edhe të dhënat e sistemit audio recording.
Me veprime shumë të thjeshta mund të përdoret lehtësisht nga çdo qytetar apo person i interesuar. Informacioni është i plotë dhe në kohë reale për çdo çështje gjyqësore në çdo gjykatë të vendit. Qytetaret mund te marrin online 24 ore ne 24 informacion të detajuar për çështjet ne gjykim nga momenti i paraqitjes se padisë, hedhjes se shortit, kalendarin e dhe vendin e seancave gjyqësore dhe te gjithë indikatorët e performancës së administratës gjyqësore.
Vetëm me disa klikime të thjeshta Sistemi i ri mund të realizoje në çast transferimin elektronik të çështjes nga një gjykatë në tjetrën. Portali i ofron mundësinë inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe të KLD-së, duke përdorur një username dhe pasword të caktuar, të marrin gjithë informacionin elektronik të çdo dosjeje gjyqësore, pa lëvizur nga tavolina e tyre duke e lehtësuar dhe bërë efikas inspektimin gjyqësor.
Gjyqtarët, Profesionistët e drejtësisë, qytetaret, operatoret ekonomikë, studiuesit e ligjit do të gjejnë në këtë portal një hapësirë të komunikimit elektronik midis tyre.
Ndër të tjera, portali është i rëndësishëm në mbledhjen dhe përpunimin automatik të statistikave për çdo gjyqtar, për çdo gjykate dhe në nivel kombëtar. Ai ndihmon ne një vlerësim real te punës dhe performances se cdo gjyqtari, duke ndihmuar realisht autoritetet për promovimin e gjyqtareve për efekt te meritës.
Portali i gjyqësorit do të rrisë transparencën e sistemit ndaj publikut. Publiku nuk është më pjesë pasive në procesin e monitorimit. Me sistemin e gjurmimit, publiku është në gjendje tani për të parë veten si pjesë e përfshirë, me komunikim në kohë reale dhe të drejtpërdrejtë me sistemin gjyqësor. Monitorët e publikut tashme i drejtohen gjykatave, për te pare e për te dëgjuar ne kohe reale gjithçka që ndodh në sallat e gjyqeve.
Nëpërmjet digitalizimit, Ministria e Drejtësisë synon që drejtësia jo vetëm te jepet por edhe te duket. Drejtësia te jete me transparente, me e përgjegjshme, me profesionale dhe me e besueshme.
Më poshtë fjala e plotë e Ministrit:
I nderuar zoti kryeministër,
I nderuar z. Urias,
I nderuar z. Schult
Te nderuar ambasadore,
Të nderuar kryetarë gjykatash,
Ju falenderoj të gjithëve sot që jeni bashkuar me ne në përurimin e një porte te re hyrëse të publikut në sistemin gjyqësor: Portalin digital të sistemit gjyqësor shqiptar.
Një vit më parë, pak ditë pasi Kryeministri më besoi detyrën e Ministrit të Drejtësisë, përcaktuam disa nga drejtimet në të cilat do të ecnim drejt reformës në drejtësi. Vendosëm që në atë kohe se dixhitalizimi do të ishtë një proçes që duhej me patjetër të shtrihej në të gjithë sistemin, si kërkesë bazike e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë.
Një reformë strukturore do te sillte në Ministri një ekip të talentuar informaticienesh të drejtuar nga Agimi, të cilët janë njerëzit që fikin dritat të fundit në Ministri netëve vonë.
Hartuam së bashku me ta, atë që e cilësuam si planin tonë të jashtëzakonshëm të digitalizimit të drejtësisë. Një plan që përmbledh digitalizimin e gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, në nje mozaik të vetëm, unik dhe të pakrahasueshëm.
Rezultatet, në historinë e këtij viti janë absolutisht më pozitivet, falë punës së jashtëzakonshme të ekipeve të ekspertëve. Hartuam dhe implementuam pjesën më të madhe të reformës se jashtëzakonshme
Peruruam pak muaj më parë Portalin e ri One Stop Shop për noterët, nje portal unik ne rajon i cili solli digitalizimit te noterise në Tiranë dhe shumë shpejt do ta shtrijme ate në gjithë Shqipërinë.
Peruruam pak javë më parë, portalin e ri për aplikimin dhe ankesat online në ZRPP, i cili përmbledh të gjitha shërbimet e ZRPP si shërbime elektronike, duke larguar rradhët, burokracitë, korrupsionin dhe duke i dhene qytetareve nje sherbim cilesor dhe te garantuar.
Peruruam po ashtu së bashku digitalizimin e cdo seance gjyqesore dhe fillimin e rregjistrimit audio recording, duke i dhënë pubikut një mundësi më të madhe për të dëgjuar çdo fjale dhe çdo gërmë, mbi atë që ndodhë në një sallë gjyqi, mbi atë që ndodh në drejtësi.
Po keshtu inaguruam pak muaj më parë këtu në Ministrinë e Drejtësisë portalin e ankesave online për sistemin e drejtësisë duke i dhene mundesi publikut dhe qytetareve qe brenda pak minutave te adresojne ankimin e tyre online, por dhe te gjurmojne ate qe ndodh me ankimin e tyre.
Aktualisht po ecim me mbikëqyrjen elektronike për te dënuarit, proçes i cili është në implementim e sipër dhe proçedurat e tenderit ndërkombëtar janë çelur pak kohë më parë.
Por deri më sot, kishte ngelur për tu plotësuar ajo pjesë e mozaikut të sistemit, për te cilën një vit më parë ishim më tepër skeptike, por ishim edhe të vetëdijshëm mbi veshtirësitë, por edhe rëndësinë e nevojën që kanë qytetarët për rivitalizimin, qendërzimin, gjurmueshmerinë e sistemin gjyqësor dhe inspektimin online të gjyqtarëve.
Ashtu si dhe u prezantua pak më parë, nga sot kemi një portal qëndror të të gjitha gjykatave në Shqipëri, me sistem të përqendruar të menaxhimit të të dhënave, qe zhndron sistemin nga sistem te mbyllur, jo transparent dhe pak te besueshem, ne nje sistem digital, dhe që garanton tërësisht transparencën e sistemit, informimin e publikut por dhe mbikëqyrjen dhe monitorimin ne kohe reale vetem me nje klikim.
Ky porte e re moderne e sistemin gjyqesor, nga sot, siguron një informacion të plotë dhe në kohë reale mbi çdo çështje gjyqësore në çdo gjykatë të vendit. Nga sot çdo qytetar ka mundesine reale te ndjekë dhe gjurmojë çështjen e tij 24 ore ne 24. Nga sot qytetarët mund të shohin në çdo minutë se çfarë ndodh me padinë e tyre, si u caktua për shqyrtim, si u hodh shorti, si kaloi tek x gjyqtar, çfarë po ndodh me seancën gjyqësore, çfarë tha avokati, çfarë thane palët, pse u shty, sa dhe pse po zvarritet proçesi? Kur shkon ne apel, çfarë u vendos, a u zgjidh çështja ne Gjykatë te Lartë e deri në ekzekutim.
Kemi ndërtuar kështu një sistem digital tërësisht të përqëndruar me një portë hyrëse, e të aksesueshme për të gjithë duke krijuar dhe nje arkive digitale per drejtesine ne kete 100 vjetor te pavarsise me nje server qendror me hapesire te mjfatueshme per te pakten 30 vitet ne vijim. Transferimi i dosjeve nga nje gjykate ne tjetren tashme do te behet ne menyre elektronike.
Nga sot projektorët e publikut ne i kemi drejtuar tek gjykatat. Tashmë gjithçka ndodh në gjyqësor vendoset në monitorimin e kujdesshëm të publikut.
Sot, nëpërmjet ndërtimit të portalit të gjykatave, ne sigurojmë transparencën në çdo qelizë të sistemit gjyqësor, të bindur se sistemet dixhitale dhe transparenca janë padyshim masat më të rëndësishme ne betejen per reformiin e sistemit gjyqesor. Sigurisht transparenca nuk eliminon tërësisht korrupsionin dhe padrejtësitë.
Por ne jemi te bindur se jemi në rrugën e duhur, sepse transparenca rrit përgjegjshmërinë e gjyqtareve dhe aktoreve te drejtesise, ul korrupsionin, ndihmon qytetarët të identifikojnë devijantët dhe Ministrinë e Drejtësisë të fillojë proçedurën për të kërkuar ndëshkimin e tyre.
Ne jemi te bindur se nepermjet kesaj porte te re moderne per informimin e publikut, qytetaret do te shohin ne drejten e diellit se cfare ndodh ne gjykate dhe se mardhenia publik-gjyqesor nuk do te jete me nje martese ne krize, por do ndihmoje seriozisht ne ne forcimin e besimit te publikut tek drejtesia. Epoken e letrave po e zevendesojme me epoken e re digitale.
Ne punuam fort këto muaj, me të paktën 2 grupe ekspertesh që i solli EURALIUS, të cilët analizuan problemet dhe diagnostikuan sistemin. Ekipi i talentuar dhe Agimi, arritën të zhvillonin 7 module të reja në sistemin ICMIC, duke e rivitalizuar plotësisht sistemin e menaxhimit të çeshtjeve të financuar nga BE me vlerë 4.5 mln euro.
Nga sot ne fillojmë një histori të re monitorimi. Inspektimin online për gjyqtarët. Identifikimi dhe adresimi i një ankesë për devijim të drejtësisë do të përfundojë si kurrë më parë në kohë rekord, duke i dhënë mundësi Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë të reagojë sa më shpejt ndaj ankesave për padrejtësi, abuzim dhe korrupsion në gjyqësor.
Është e vërtetë se monitorimi i sistemit të drejtësisë nuk ka munguar deri më sot. Vetëm gjate këtij viti kanë kaluar nën monitorim pothuajse 40% e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë. Është kërkuar fillimi i proçedimit disiplinor për të paktën 50 prokurorë, 15 gjyqtarë, 10 noterë, 20 përmbarues privatë.
Por me Inspektimet online kontrolli ndaj sistemit te drejtesise do te jete më efikas , më i plotë duke eliminuar të gjitha kontaktet e inspektorëve më aktoret e drejtesise.
Sistemi i ri digital për gjykatat na sjell sot edhe një modul te ri: Matjen e performancës së trupës gjyqësore. Sistemi do të gjenerojë të dhëna automatike për cdo gjyqtar, sa vendime i janë prishur apo ndryshuar, sa shpejt ka gjykuar, sa efektiv ka qënë puna e tij, të dhëna këto absolutisht të rëndësishme për të bere vlerësimin e gjyqtarëve për efekt promovimi.
Cdo gjyqtar do kaloj në skanerin e transparencës teknologjike dhe këto të dhëna do jenë baza e vlerësimit të veprimtarisë së tij.
Me bindje them që kaq transperent sistemi gjyqesor nuk kemi patur kurre me pare.
Dixhitalizimi i gjithë sistemit të drejtësisë, krijon mundësinë e rritjes së mbikëqyrjes dhe kritikës së publikut ndaj sistemit, një zhvillim që jo gjithmonë përkrahet nga ata që mbikëqyren. Por elementi më i rëndësishëm në çdo sistem të mirëmenaxhuar - thotë Jai - është forca e drejtuesve të tij. Drejtuesit e zotë personifikojnë misionin më të madh të çdo gjykate. Ndaj dhe unë sot do të falënderoja të gjithë kryetaret e gjykatave për mbështetjen e projekteve tona, për realizimin e objektivave të përbashkët në reformën e madhe që kemi nisur.
Do ta mbyll fjalën time duke falenderuar edhe njëherë Delegacionin Europian dhe gjithe partneret tane nderkombetare, për mbështetjen në implementimin e projektit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, ekipin e ekspertëve të Misionit Euralius për diagnostimin e suksesshëm të gjithë sistemit, dhe natyrisht ekipin tim të ekspertëve dhe personalisht Agim Kasaj, djalin e mençur që me punën e tij, na dhanë sot mundesinë të krenohemi para qytetarëve dhe t’u themi, ne e mbajtëm premtimin, planit tonë të digitalizimit të drejtesise i shtuam pjesën më të rëndësishme të mozaikut: Portalin digital te gjykatave shqiptare.
Ju faleminderit.