Zëvendësministrja dhe zëvendës sekretari shtetit Britanik për drejtësinë negociata per Trasferimin e Personave te Denuar
Ne daten 30 korrik 2012 u zhvilluan në Londër, negociatat mes delegacionit të Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë kryesuar nga zonja Brikena Kasmi, Zëvendësministre e Drejtësisë dhe delegacionit te Mbretërisë së Bashkuar të kryesuar nga zëvendës sekretari shtetit për drejtësinë Britanike (ministër për sistemin penitenciar) zoti Crispin Blunt, për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet dy vendeve mbi Transferimin e Personave të Dënuar.
Marrëveshja Ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë mbi Transferimin e Personave të Dënuar synon të krijojë kushtet dhe mundësitë për transferimin e afërsisht 116 shtetasve shqiptarë të dënuar nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri dhe anasjelltas për transferimin e shtetasve britanikë të dënuar në Shqipëri për në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo marrëveshje synon te krijoje premisat reale për respektimin e të drejtave të të dënuarve shtetas shqiptarë si dhe synon riintegrimin e tyre social në famijet shqiptare, në mënyrë që pas vuajtjes së dënimit, personat të jenë pjesë e komunitetit shqiptar.
Marrëveshje e cila eshte duke u negociuar është në përputhje me standartet e Këshillit të Eruopës dhe aktet ndërkombëtare në të cilat të dyja vendet janë palë.
Përgjatë vizitës, delegacioni shqiptar pati mundësinë të njihet dhe vizitojë nga afër institucione si parlamenti, burgjet, shërbimi i provës dhe të shkërmbejë eksperiencën me stafin e ministrisë së drejtësisë britanike në lidhje me punën e të dënuarve si dhe mbikqyrjen elektronike të personave të dënuar në provë.