|
Njoftim pėr shtyp
Ministri Halimi prezanton drejtorin e kabinetit z. Arben Brace : Drejtues i përkushtuar dhe kompetent
Ministri i Drejtësisë, Z. Eduard Halimi prezantoi sot përpara anëtarëve të kabinetit dhe Drejtuesve të lartë të administratës së ministrisë, Drejtorin e kabinetit, z. Arben Brace . Në fjalën e tij mbajtur me këtë rast ai e cilësoi z. Brace si një drejtues që ka punuar me përkushtim për afro 17 vjet në Ministrinë e Drejtësisë, si një profesionist me një integritet të lartë në kryerjen e detyrave që i janë caktuar në vite.
“Zoti Brace i përshtatet filozofisë sime më të cilën nisa të drejtoj ministrinë e drejtësisë. Një vit më parë premtova që do të ishim një kabinet dinjitoz që do të drejtonin me profesionalizëm dhe modesti dhe sot kemi kryer me sukses reforma shumë të rëndësishme dhe po hyjmë në një faze të re pune. Jemi të përkushtuar si në hartimin e ligjeve shumë të rëndësishme për drejtësinë ashtu edhe reformimin e sistemit të burgjeve dhe shërbimin e provës.
Kemi lënë gjurmë në Ministrinë e Drejtësisë dhe do të vazhdojmë më tej të realizojmë objektivat e vëna me energji të jashtëzakonshme,- tha Ministri Halimi.
Drejtori i ri i kabinetit të Ministrit Halimi, z. Arben Brace që prej vitit 1995 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë. Ai është vlerësuar nga shume prej ministrave që kanë qenë në krye të drejtësisë në këto vite si një drejtues kompetent dhe profesionist. 06/08/2012
|
Aktivitete
|