foto e godines
Ministri:Eduard Halimi
Minister: Eduard Halimi
E-Mail: eduard.halimi@justice.gov.al






gjykata.gov.al

rnsh
EU-Corner
Njoftim per media

Nën drejtim zv/ministres  Kasmi takim monitorues për Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2011 – 2013

Sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua takimi i radhës i grupit të punës i mekanizmit institucional për monitorimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2011 – 2013. Funksionimi i këtij mekanizmi realizohet nëpërmjet një strukture të posaçme në përbërje të së cilës janë përfaqësues nga të gjitha institucionet shtetërore qeveritare dhe të pavarura, si dhe aktorë të interesuar, veprimtaria e të cilëve lidhet drejtpërdrejtë me funksionimin dhe organizimin e sistemit të drejtësisë.

Ky takim u zhvillua për të diskutuar mbi raportimin e  veçantë nga secili institucion kontribuues dhe përgjegjës, mbi nivelin e përmbushjes së çdo politike dhe aktiviteti e ndërmarra, mbi problematikat e hasura dhe vlerësimin e ecurisë së Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, në tërësi. Në takimin merrnin pjesë përfaqësues të Këshillit të Ministrave, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme, Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Shkollës së Magjistraturës, Avokatit të Popullit, Shoqatës së Gjyqtarëve, Shoqatës së Prokurorëve, Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, si dhe ishin të ftuar përfaqësues të Misonit Euralius III që asistojnë Ministrinë e Drejtësisë në proceset reformuese.

Në fjalën e saj zëvendësministrja e drejtësisë KASMI theksoi se:
“Sfida që kemi përpara është shumë e madhe për të siguruar transparencën, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e pushtetit gjyqësor si dhe kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Dëshiroj të theksoj se reformimi i sistemit të drejtësisë dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës bëhet me pjesëmarrjen e atyre që zbatojnë ligjin cdo ditë dhe që cdo ditë punojnë me përkushtim për dhënien e drejtësisë. Ky është vendi në të cilin duhen gjetur zgjidhjet dhe vendi në të cilin bëhen reformat. Reformimi i sistemit të drejtësisë nuk është një betejë politike por ajo është kusht për përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë në mënyrë që ata ti përkasin familjes së madhe Evropiane. Reforma e përcjellë nga ne sot ka në thelb ngritjen e sistemit te drejtësisë si te paanshëm pra "Drejtësia si Paanshmëri". Sepse, të vetmet principe te bazuara ne arsye janë dhe do te jene ato te paanshmet. Nuk mund dhe nuk duhet te këtë drejtësi te njëanshme, as reforma te njëanshme, as marrëveshje favorizuese për interesa te njëanshme. Marrëveshja për "Drejtësinë si Paanshmëri" është ajo me qytetaret qe kërkojnë drejtësi bazuar ne arsyen publike dhe jo vetëm si interes individual.”
Dokumenti strategjik i drejtësisë i shoqëruar me planin e veprimit përbën një ndër dokumentet kyçe të politikave dhe masave konkrete të planifikuara për reformimin e sistemit të drejtësisë.  Ky dokument është mbështetur në dokumente të tilla strategjik si: Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), Strategjia Antikorrupsion, Rekomandimet dhe Progres Raportet për sistemin e drejtësisë të dhëna ndër vite nga Komisioni Europian, si dhe së fundmi nga Plani Qeveritar i Veprimit për adresimin e 12 prioriteteve kyçe të Komisionit Evropian të dhëna në funksion të procesit të integrimit evropian.  Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë përcakton vizionin se: Shqipëria do të gëzojë statusin e një vendi të integruar në strukturat europiane dhe euro-atlantike si një shtet i së drejtës, demokratik dhe garant i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke e shndërruar sistemin e drejtësisë që të jetë i hapur për këdo, të frymëzojë besim tek kushdo dhe të sigurojë drejtësi për këdo.

Prioritetet strategjike të shpallura në këtë dokument për sistemin e drejtësisë fokusohen kryesisht në konsolidimin e institucioneve dhe organeve të drejtësisë për të siguruar funksionimin e shtetit të së drejtës, i cili garanton pavarësinë, efiçencën dhe përgjegjshmërinë e  këtyre institucioneve; konsolidimin e luftës kundër korrupsionit dhe fenomene të tjera negative që cënojnë procesin e rregullt ligjor; përmirësimin e të drejtave të njeriut, kryesisht, në lidhje me zbatimin efektiv në kohë dhe cilësi të vendimeve gjyqësore civile dhe penale; si dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale të burimeve njerëzore të institucioneve përgjegjëse në reformimin e sistemit të drejtësisë.
Politikat dhe qëllimet strategjike të Strategjisë Ndërsektorale të Drejtësisë janë konkretizuar në:
- 8 objektiva strategjikë;
- 39 objektiva specifikë;
- 218 masa/aktivitete konkrete të matshme në kohë dhe cilësi sipas indikatorëve tregues për secilën pre tyre.
Gjatë vitit të parë të implementimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë rezulton të jenë zbatuar përafërsisht 68% e masave të parashikuara në planin e veprimit të strategjisë së drejtësisë. Nga 218 aktivitete, rreth 136 janë përmbushur plotësisht, 27 janë në proces dhe 55 parashikohet të fillojnë në vitin 2013.
Nga raportimi i mbledhur nga institucionet përgjegjëse rezulton se viti i parë i implementimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë shënon një vit suksesi në reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë pasi pjesa më e madhe e masave është në proces realizimi. 

 

    07/09/2012

    Back
    Print
    Aktivitete
    Ankesa
    Arkiva
    Banner
    Disclaimer   lHarta e Faqes Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Drejtesise