Ministri Halimi, mirënjohje publike e shpërblim për informaticienët e dixhitalizimit të drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi shpërndau sot çmimin e mirënjohjes publike dhe të shpërblimit shkencor për tre informaticienet që vunë në zbatimin planin e dixhitalizimit të drejtësisë.
Ministri në fjalën drejtuar të pranishme i cilësoi ata si “Tre novatorë të Shqipërisë Dixhitale, tre qytetarë që me mendjen, zgjuarsinë dhe inteligjencën e tyre i dhuruan publikut tre portalet kryesore të planit tonë të dixhitalizmit te drejtësisë.”
Për krijimin dhe realizimin e portalit “One stop shop për noteret”, në emër të qeverisë Shqiptare Ministri Halimi i dha “ “Çmimin e mirënjohjes publike” dhe një shpërblim shkencor prej 1 milion lekësh, Z. Aristotel Agaraj. Ky projekt iu dhurua Ministrisë së Drejtësisë duke i kursyer buxhetit të shtetit 300 mijë euro. Ministri Halimi me këtë rast u shpreh se “ Qytetarëve iu dhurua një sistem dixhital modern për t’i larguar njëherë e mire nga radhët, nga lodhja dhe burokracitë.”
Për krijimin e Portalit elektronik të shërbimeve në ZRPP në emër të qeverise shqiptare Ministri Halimi i dorëzoi informaticienit të ZRPP-së, z. Xhevair Llakaj çmimin e shpërblimit shkencor, me vlerën 250.000 lekë .“Përkushtimi , vullneti, inteligjenca e këtij burri te mençur beri qe ai te ndërtoje një portal dixhital ndër më modernet në rajon me standardet evropiane, por mbi të gjitha e bëri atë pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit dhe në një kohë shumë të shkurtër.”- u shpreh Ministri gjatë dorëzimit të këtij çmimi.
Për realizimin e projektit më të rëndësishëm në sistemin gjyqësor Portali On line i Gjykatave, Ministri Halimi i dorëzoi z. Agim Kasaj, Drejtor i IT-së në ministri, shpërblimin shkencor, për krijimin e portalit dixhital te sistemit gjyqësor, me vlerën 250.000 leke .
“Ai transformoi plotësisht sistemin. Prodhoi një portal të ri : Gjykatat.gov.al. Portali është funksional dhe është vlerë e shtuar në sistemin e drejtësisë. U realizua me kosto minimale dhe cilësi të standardeve evropiane.”- tha ministri Halimi ndërsa e cilësoi z. Kasaj mbrojtës të investimit 5 milionë euro, bërë kohë më parë nga Bashkimi Europian për ngritjen e infrastrukturës informatike në gjykata.
Në mbyllje të kësaj ceremonie ministri i Drejtësisë, tha se “Gjesti i sotëm është vëmendja që qeveria shqiptare tregon ndaj njerëzve novatore, punonjësve te talentuar, punonjësve shkencore, te cilët e meritojnë plotësisht ketë mirënjohje publike ne emër te qeverisë”.
Fjala e Ministrit Eduard Halimi ne ceremonine e cmimeve per informaticienet
Te nderuar pjesëmarrës,
Përfaqësues të medias,
Jemi sot këtu për një ceremoni krejtësisht te veçante dhe tërësisht te ndryshme nga ato që kemi patur këto kohe ne Ministrinë e Drejtësisë.
Ne emër te qeverise shqiptare dhe te Ministrisë se Drejtësisë sot për here te pare japim çmimin e mirënjohjes publike për tre zotërinj , tre novatore te Shqipërisë Dixhitale, tre qytetare qe me mendjen, zgjuarsinë dhe inteligjencën e tyre dhuruan për publikun tre portalet kryesore te planit tone te dixhitalizmit te drejtësisë.
Ne premtuam vjet se do bënim një sistem drejtësie dixhital. Gjate këtyre muajve ne kemi inauguruar njeri-pas tjetrit nje sere sistemesh dhe portalesh, për ti thëne qytetareve se e mbajtëm premtimin. Ne 100 vjetorin e pavarësisë ne po kontribuojmë realisht ne dhuratën me te çmuar, Shqipërinë digitale.
Po sot ne nuk inaugurojmë portale por do shprehim mirënjohjen për krijuesit e tyre.
Vëmendja e merituar sot u takon veçanërisht atyre.
Brenda pak muajve te këtij viti, sollëm për publikun portalin “One stop shop për noteret”, duke e bere Shqipërinë vend lider ne rajon ne shërbimet noteriale tërësisht digitale. Projekti qe ne kishim ne dore ne fillim te këtij viti ishte parashikuar një fond prej 300.000 eurosh, por një djalë i mençur, nje informaticien i talentuar, tepër inteligjent, krijues dhe novator, gjate një takimi te rastësishëm me tha se kishte ide shume me te avancuar se projekti qe ne kishim menduar.
Ashtu ishte vërtet, projekti i tij ishte i shkëlqyer dhe ai ketë projekt ia dhuroi ministrisë dhe publikut duke bere njëkohësisht dy gjeste te jashtëzakonshme, i kurseu buxhetit te shtetit dhe qytetareve mbi 300 mije euro dhe i dhuroi atyre sistemin dixhital modern për ti larguar njëherë e mire nga radhët, nga lodhja nga burokracitë.
Ai na dha mundësinë neve qe te krenohemi me punën e tij, por i dha mundësi familjes së tij që të krenohet sot, si shkencëtari, krijuesi që beri ndryshojë një epoke në Shqipëri dhe me të drejtë të thotë: Këtë sistem e kam bere unë, atë vit kur Shqipëria mbushte 100 vjeç!
Shembulli i këtij djali të mençur duhet te shërbejë si frymëzim për çdo të talentuar të ri apo të re, të cilët kanë projekte digitale për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetareve, me qellim që këto të përdoren nga administrata shqiptare.
Ky është z. Aristotel Agaraj. Në emër të qeverisë shqiptare, e cila me Vendimin e saj nr. 495/2012 më ka autorizuar mua, i jap sot “Çmimin e mirënjohjes publike” dhe një shpërblim shkencor prej 1 milion lekësh, për punën, përkushtimin, talentin por dhe kursimin prej 300 mije eurosh qe ai u beri qytetareve nga buxheti i shtetit. Faleminderit z. Agaraj.
2. Administrata publike është një hapësirë pune dhe kontributi për shumë informaticien dhe qindra punonjës IT të cilët i japin jetë rrjeteve dhe sistemeve komjuterike. Dy prej punonjësve më të mirë të Administratës sot kam kënaqësinë ti kem pranë. Këtë vit ata krijuan dy portalet me të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, portale të cilat mbartin fuqinë e transformimit rrënjësor të të gjithë sistemit.
Shërbimet online me Zyrat e Regjistrimit askush nuk i kishte menduar deri pak kohe me pare. Kur ne i miratuam paketën ligjore ne parlament ne fillim te këtij viti, skeptiket ishin te shumte. Po unë isha i bindur kur e premtova. Kisha muaj qe bashke me Drejtorin e Përgjithshëm të ZRPP po shqyrtonim një projekt dixhital, që njëri prej informaticieneve më të mire të ZRPP së Tiranës na i kishte paraqitur.
Projekti i kalonte priteshmëritë e mia, me krijoi bindjen dhe besimin që do ndryshonte tërësisht epokën e historisë së regjistrimit dhe përmirësonte ndjeshëm komunikimin me publikun. U modernizua sistemi, fal këtij krijimi shkurtohen burokracitë, lodhja, radhët, luftohet korrupsioni dhe qytetaret fitojnë kohe dhe kursejnë para.
Përkushtimi , vullneti, inteligjenca e këtij burri te mençur beri qe ai te ndërtoje një portal dixhital ndër më modernet në rajon me standardet evropiane, por mbi të gjitha e bëri atë pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit dhe në një kohë shumë të shkurtër. Krijuesi i këtij portali është z. Xhevair Llakaj. Ne i jemi mirënjohës për ngritjen e një portali modern, nga më të mirët në rajon pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit.
Historia dhe Shembulli i tij duhet te jete frymëzim për gjithë ata punonjës te administratës te cilët kane ide dhe projekte për dixhitalizmin e sistemeve ku punojnë.
Në emër të qeverise shqiptare unë i dorëzoj Z.Llakaj sot shpërblimin shkencor, për krijimin e portalit elektronik të shërbimeve në ZRPP, me vlerën 250.000 lekë duke i shprehur mirënjohjen në emër të Ministrisë së Drejtësisë për punën e shkëlqyer. Faleminderit z. Llakaj.
3. Projekti i tretë i madh, më i fundit në kohë por më i rëndësishmi në sistemin gjyqësor ishte ngritja e portalit të gjykatave. Një portal i cili i jep transparencë të plotë sistemit gjyqësor duke i krijuar publikut mundësinë e inspektimit 24 orë në 24 të gjithçkaje ndodh aty. U ngrit një sistem i ri funksional, një mjet i fuqishëm ne luftën kundër korrupsionit dhe që synon rritjen e besueshmërisë se publikut në gjyqësor.
Kjo urë komunikimi e fort publik-gjyqësor, që ngrihet falë këtij portali është produkt i punës se Z. Agim Kasaj. E testova Z. Kasaj 1 vit më parë dhe ndërmjet shumë informaticienve ja besova atij këtë projekt. Kam kënaqësinë të pohoj që nuk gabova. Ai transformoi plotësisht sistemin. Prodhoi një portal të ri : Gjykatat. gov.al
Portali është funksional dhe është vlerë e shtuar në sistemin e drejtësisë.U realizua me kosto minimale dhe cilësi të standardeve evropiane.
Zotit Agim Kasaj në emër të qeverisë shqiptare unë i dorëzoj sot shpërblimin shkencor, për krijimin e portalit digital te sistemit gjyqesor, me vleren 250.000 leke duke i shprehur mirënjohjen ne emër te Ministrisë se Drejtesise për punën e shkëlqyer, mbrojtjes se një investimi prej gati 5 milion euro qe ishte duke u shkatërruar dhe kursimit qe u beri buxhetit te shtetit.
_______________________________________________________________
Ne mbyllje te kësaj ceremonie nuk mundem te mos reflektoj mbi këto tre histori njerëzish krijuesish novatoresh, punëtor ,te talentuar dhe energjik te cilat marrin kuptim te veçante edhe pse zhvillohen ne një vit te rendesishem për Shqipërinë, në 100 vjetorin e pavarësisë. Shembujt e suksesit na bëjnë te kuptojmë qe mënyrat e kontributit për mire për vendin tone janë te shumta mjafton dëshira dhe vullneti.
Gjesti i sotëm është vëmendja që qeveria shqiptare tregon ndaj njerëzve novatore, punonjësve te talentuar, punonjësve shkencore, te cilët e meritojne plotësisht ketë mirënjohje publike ne emër te qeverise.
Me lejoni ta mbyll ketë ceremoni, duke ftuar te tre krijuesit e portaleve për te bere një fotografi, e cila do i kujtoj te krenohen dhe pas shume viteve at ata tre te thone:
Ne atë përvjetor te 100 te Shqipërisë ne bëme ndryshimet tona te mëdha, digitalizuam sistemet.
Faleminderit.