foto e godines
Ministri:Eduard Halimi
Minister: Eduard Halimi
E-Mail: eduard.halimi@justice.gov.al






gjykata.gov.al

rnsh
EU-Corner
Njoftim per media

Ministria e Drejtësisë dhe KLD, marrëveshje bashkëpunimi për monitorimin e gjyqësorit  

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi dhe zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit institucional për shmangien e mbivendosjes së kompetencave në Inspektimin Gjyqësor. Ky memorandum synon që të përmirësojë procesin e monitorimit të sistemit gjyqësor. 
Ministri i Drejtësisë, Halimi në fjalën e  mbajtur me këtë rast tha se, "Sistemi i drejtësisë ka nevojë për paanësi dhe pavarësi, po aq sa dhe për rritjen e përgjegjshmërisë së gjyqtarëve përballë ligjit dhe Kushtetutës, po aq për rritjen e aksesit të publikut në drejtësi, po aq dhe për rritjen e transparencës së gjithë procesit gjyqësor, në mënyrë që qytetarët të kthejnë besimin tyre tek drejtësia. Është shumë i rëndësishëm monitorimi i pushtetit gjyqësor, evidentimi i gjyqtarëve të aftë nga ata të paaftë".
Vlerësime  shprehu dhe nënkryetari i KLD-se, Elvis Çefa, i cili tha se” ky memorandum e ngre në një shkallë të re bashkëpunimin ndërmjet dy inspektorateve”.  Sipas tij, KLD, synon të ndërtojë strategji të qarta që çojnë në përmirësimin e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë.  Me anë të memorandumit, dy Inspektoratet do të forcojnë bashkëpunimin midis tyre, duke koordinuar veprimtarinë e tyre.
Ky memorandum vjen në kuadër të përmbushjes të gjithë objektivave strategjike dhe politike që Ministria e Drejtësisë, në emër të Qeverisë Shqiptare ka planifikuar në rrugën e realizimit të proceseve integruese. Ai përmbush drejtpërdrejt objektivat e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë dhe një ndër masat kyçe të Rekomandimit nr. 7 “Shteti i së drejtës”, të Opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë me objektiv specifik harmonizimin e procedurave inspektuese dhe shmangien maksimalisht të mbivendosjeve. 


Fjala  e Ministrit të Drejtësisë , z. Eduard Halimi mbajtur sot me rastin e nënshkrimit te Memorandumit të Bashkëpunimit midis MD dhe KLD “Për shmangien e mbivendosjes së kompetencave në Inspektimin Gjyqësor

 Jemi sot ketu se bashku me nenkryetarin e KLD ne nje aktiviteti për nënshkrimin e Memorandumit midis Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së per eleminimin teresor te mbivendosjes se funksioneve mes dy inspektoriateve.

Me anë të këtij dokumenti të vullnetit të mirë, dy Institucione të rëndësishëm të shtetit të së drejtës, marrim përsipër të përmirësojmë ende procesin e inspektimit dhe monitorimit te sistemit gjyqësor.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se dhënia e drejtësisë duhet te bazohet dhe orientohet në parimet bazë si: pavarësia dhe paanësia e pushtetit gjyqësor; përgjegjshmëria e gjyqtarëve dhe aktorëve të tjerë ndaj Kushtetutës dhe ligjit; rritja e aksesit për qytetarët në drejtësi; rritja dhe konsolidimi i transparencës së të gjithë veprimtarisë së sistemit të drejtësisë.

Por sigurisht monitorimi dhe evidentimi dhe identifikimi i gjyqtareve te ndershem nga ata devijante, profesionale nga ata te paafte, eshte proces jashtezakonisht i rendesishem per forcimin e sistemit gjyqesor dhe sundimin e ligjit.

Në Shqipëri, funksionojnë dy inspektorate të pushtetit gjyqësor: Një pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe një pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.  Ka patur  një shqetësim në rritje për të shmangur mbivendosjet e kompetencave të dy inspektorateve me qëllim rritjen e efektivitetit të tyre. 
Ky shqetësim është pjesë e rekomandimeve ndërkombëtare dhe është reflektuar në programet e Qeverisë Shqiptare.  Për këtë qëllim, dy inspektoratet kanë nënshkruar më datë 5 Dhjetor 2011 Memorandumin e Mirëkuptimit, në nivel teknik, i cili i hapi rrugën bashkëpunimit ndërinstitucional për zhvillimin e inspektimeve në sistemin gjyqësor.

Memorandumi i Bashkëpunimit që po nënshkruajmë sot vjen në kuadër të përmbushjes së të gjitha atyre objektivave strategjike dhe politike që Ministria e Drejtësisë, në emër të Qeverisë Shqiptare ka planifikuar në rrugën e realizimit të procesve integruese. Ky nënshkrim përmbush drejpërdrejt objektivat e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë dhe një ndër masat kyçe të Rekomandimit nr. 7 “Shteti i së drejtës”, të Opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë me objektiv specifik harmonizimin e procedurave inspektuese dhe shmangien maksimalisht të mbivendosjeve. Me këtë rast, dëshiroj të falenderoj ekspertët e Misionit Euralius, të cilët na kanë asistuar nga afër në të gjitha sfidat tona, por edhe në përmbushjen e aktivitetit të sotëm.

Ky akt i sotem synon harmonizimin e procedurave dhe praktikës së inspektimit gjyqësor në të dy institucionet bazuar në parimin e roleve dhe përgjegjësive të ndara, për të:
i) përmirësuar efektivitetin dhe transparencën e inspektimeve në sistemin gjyqësor;
ii) rritur besueshmërinë e publikut ndaj gjykatave dhe ndaj autoriteteve shtetërore të inspektimit të tyre;
iii) nxjerrë rekomandimet e përshtatshme për përmirësimin në vijimësi të kuadrit ligjor përkatës;

Nga sot, inspektoriatet e dy institucioneve do te jene me eficente, asnjeri prej tyre nuk do filloje inspektimin pa komunikuar me tjetrin, asnje prej tyre nuk do ti jape nje rruge nje ankimi pa u konsultuar me tjetrin. Asnje prej tyre nuk do miratoje nje plan inspektimi pa komunikuar me tjetrin.
Por ajo qe eshte e rendesishme eshte edhe menyra e komunikimit mes tyre, pasi eshte teresisht pa burokraci dhe letra, por nepermjet dy portaleve qe ne kemi inaguruar ne kete salle, komunkimi eshte ne kohe reale. Tashmë, me portalin e ri ëëë.gjykata.gov.al ka mundësi shumë të mira për inspektimin online, si një mjet cilësor, të shpejtë dhe efikas në monitorimin e sistemit gjyqësor.

Fale nje portalit te ankesave online, komunikimi behet automatik, dhe shmanget teresisht mbivendosja.
Por teknologjia nuk eshte gjithshka. Ajo ka nevoje per vullnetin e njerezve qe ato i perdornin dhe funksionojne, ndaj dhe jemi sot ketu per te nenshkruar mbi leter, ate qe teknologjia na i ofroi pak jave me pare.

Bashkëpunimi progresiv i arritur po kristalizohet fuqishëm nëpërmjet nënshkrimit të këtij dokumenti politikash që përmban mjetet e duhura teknike për reformimin e sistemit gjyqësor dhe për konsolidimin e shtetit të së drejtës
Une mund te them se nga neser, mbivendosja mes punes se inspektoriateve do te jete zero, dhe per kete falenderoj padyshim KLD dhe z. Cefa per vullnetin e qarte ne nenshkrimin e ketij memorandumi por sigurisht edhe  ekipin e eksperteve te misionit Euralius per asistencen permanente ne kete kete proces kaq te rendesishem per konsolidimin e institucioneve ne Shqiperi dhe ndertimin e shtetit te se drejtes dhe sundimin e ligjit.

Ju faleminderit,

    13/09/2012

    Back
    Print
    Aktivitete
    Ankesa
    Arkiva
    Banner
    Disclaimer   lHarta e Faqes Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Drejtesise