MBI REZULTATET E PROVIMIT PËR KUALIFIKIMIN E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË
Në mbështetje të ligjit nr. 10031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, Urdhrit nr. 399, datë 05.09.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për përcaktimin e përbërjes së Komisionit, rregullat për funksionimin e tij, modalitetet, procedurat dhe mënyrën e zhvillimit të provimit, si dhe tematikën e provimit të kualifikimit të përmbaruesve gjyqësorë privatë”, si dhe Urdhrit nr. 400, datë 05.09.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për përcaktimin e datës së zhvillimit të provimit të kualifikimit të përmbaruesve gjyqësorë privatë”, më datë 16.09.2012, ora 23.00, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë janë shpallur rezultatet e provimit të kualifikimit për përmbarues gjyqësor privat (Procesverbali Nr. 1 dhe Nr. 2 i Komisionit të Kualifikimit të Përmbaruesve Gjyqësor Privat- që përmban kodin, emrin, mbiemrin, pikët në testin teorik, pikët në testin praktik dhe pikët në total).
Komisioni i Kualifikimit të Përmbaruesve Gjyqësor Privat