foto e godines
Ministri:Eduard Halimi
Minister: Eduard Halimi
E-Mail: eduard.halimi@justice.gov.al






gjykata.gov.al

rnsh
EU-Corner
Ministri i Drejtėsisė nė njė intervistė pėr ABC News

Halimi: Projektligji pėr Gjykatėn e Lartė, rėndėsi primare

Ministri i Drejtėsisė flet nė Abc News edhe pėr zgjedhjen e Presidentit Nishani

Procesi i zgjedhjes sė Presidentit dhe reforma nė Drejtėsi, kanė qenė temė kryesore e bisedės sė Ministrit tė Drejtėsisė Eduard Haimi nė studion e abc neės. Ministri i Drejtėsisė Halimi e vlerėson zgjedhjen e presidentit Nishani nė respekt tė gėrmės dhe nė frymė tė Kushtetutės. Sipas tij u bėnė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė gjetur njė president konsensual, por qė nuk u arrit, pasi Partia Socialiste nuk paraqiti asnjė emėr pėr kreun e shtetit nė momentin qė do tė paraqiteshin emrat.
“Konsensus do tė thotė tė ulesh nė tavolinė dhe tė japėsh alternativat e tua. PSnuk paraqiti asnjė emė. Nė momentin kur do paraqiteshin emrat nga PD, u kėrkua qė edhe PS tė paraqiste emrat tė cilat ajo i refuzoi nė mėnyrė kategorike”- deklaroi Halimi, i cili shtoi se PS anatemoi edhe kandidaturėn e shoqėrisė civile.
Mė tej ai theksoi se procesi i zgjedhjes sė presidentit nuk rrezikon statusin, pasi sipas tij Shqipėria e parlamenti treguan se dinė tė respektojnė kushtetutėn dhe tė gjitha proceduat. Gjithė faktori publik e ndėrkombėtar e ka mirėpritur Presidenetin Nishani si njeri me integritet dhe personalitet tė lartė”- theksoi Minsitri i drejtėsisė, i cili tha se procesi ishte konsensual, gjithėpėrfshirės. Kėtė e kėrkonte edhe Rama, kur deklaronte se ka rėndėsi procesi dhe jo emri, kėrkonte qė tė pėrfshiheshin kandidatura nga tė gjitha fushat.
Halimi akuzoi kreun e opozitės Ram se nė mendjen e vet ka vetėm njė target atė tė bllokimit dhe mosmarrjes sė statusit kandidat, ndėrsa shton se konsensusi pėr ēėshtjet zgjedhore ėshtė shumė i lehtė pėr t’u arritur nėse merren rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Minsitri i Drejtėsisė ritheksoi edhe njėherė qėndrimin e Partisė Demokratike lidhur me heqjen e imunitetit. Sipas tij mazhoranca do tė pranojė ēdo dispozitė qė kėrkon PS-ja pėr heqjen e imunitetit dhe do e votojė atė qė nė seancėn e ardhshme.
“PS tė paraqesė amendamentet pėr tė hequr imunitetin dhe PD ka vullnetin qė nė seancėn e ardhshme qė tė heqė imunitetin”- pėrforcoi deklarimin e PD-sė, Halimi

Halimi: Dixhitalizimi i seancave gjyqėsore, kusht pėr transparencėn

Duke akuzuar Partinė Socialiste se anatemon drejtėsinė dhe hedh baltė mbi gjithēka pėr tė errėsuar ēdo sukses tė qeverisė, ministri Halimi theksoi se Shqipėria ka njė sistem drejtėsie tė konsoliduar. Ai tha se pėr gjyqėsorin dhe prokurorinė po ecet drejt dixhitalizimit tė seancave gjyqėsore, si kusht kryesor pėr transparencėn.
“Ne po ecim drejt transparencės, dixhitalizimin e senavcave gjyqėsore, qė shqiptarėt tė dėgjojnė ēdo fjalė e gėrmė qė flitet, qė tė binden dhe tė ballafaqohen” – shtoi Halimi, i cili tha se ėshtė ndėrtuar njė portal cilėsor pėr mekanizmin e transparencės.
Minsitri i Drejtėsisė tha se vitin e kaluar qeveria ka miratuar strategjinė e reformės nė drejtėsi, e cila do tė nisė me gjykatėn e lartė, pasi ligji organik pėr gjykatėn e lartė ėshtė shumė I rėndėsishėm dhe primar pėr sistemin e drejtėsisė.
Transparencė e plotė nė pėrzgjedhje, implementim i traditės kushtetuese evropiane nė gjykatėn e Lartė dhe pėrmirėsim i cilėsisė nė pėrbėrjen e gjykatės sė lartė janė primare pėr kėtė projektligj, i cili ėshtė pėrgatitur nė janar, ndėrsa ftoi deputetėt qė ta gjykojnė me pėrparėsi projekt ligjin pėr gjykatėn e lartė dhe deri ditėn e hėnė priten sugjerimet te EURALIUS, dhe tė mėrkurėn e javės sė ardhme pritet tė kalojė, sė bashku me paketėn e reformės pėr ligjet gjyqėsore

 

    Back
    Print
    Aktivitete
    Ankesa
    Arkiva
    Banner
    Disclaimer   lHarta e Faqes Te gjitha te drejtat e rezervuara © Ministria e Drejtesise