Ministri Halimi ne ora news flet pėr mandatin e kryeprokurores dhe dy projektligjet e rėndėsishme per gjyqėsorin Gjykatėn e Lartė dhe pėr Konferencėn e gjyqėsorit tė cilat do miratohen nesėr ne mbledhjen e qeverisė.
Anėtarėt e KLD do zgjidhen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė jo me delegim
Asnjė institucion nuk mund tė ketė mandat tė palimituar dhe si rrjedhojė mandati i Kryeprokurores sė Pėrgjithshme ėshtė i paracaktuar nė Kushtetutė pėr pėrmbylljen e tij nė nėntor tė kėtij viti. Kjo deklaratė ka ardhur pėr RTV Ora News nga ministri i Drejtėsisė, Eduart Halimi qė sipas tij kushtetutbėrėsi kur harton Kushtetutėn pėrcakton dhe dispozitat tranzitore pėr mandatet dhe ndryshimet kushtetuese tė 2008 pėr mandatin e Prokurorit nuk kanė fuqi prapavepruese.
Qoftė Kushtetuta qoftė ligji pėr mbrojtjen e Prokurorisė flasin qartė se mandati pėr Kryeprokuroren e Pėrgjithshme mandate mbaron nė nėntor tė 2012. Ēdo institucion qė nga Presidenti deri tek institucionet e tjera duhet tė jenė me mandate, ka qenė diskutim i bėrė kohė mė para se tė emėrohej zonja. Rama. Nuk mund tė ketė institucion pa mandat. Kushtetutbėrėsi kur harton Kushtetutėn pėrcakton dhe dispozitat transitore pėr mandatet. Ndryshimet kushtetuese tė 2008 pėr mandatin e Prokurorit nuk kanė fuqi prapavepruese tha ai.
Duke e vlerėsuar raportin e MD kundrejt Prokurorisė njė raport periodik qė ka si funksion tė ndezė dritėn e alarmit aty ku realisht ka shkelje, Kreu i drejtėsisė tha se Ina Rama duhet tė alarmohej pėr shkeljet e vartėsve tė saj dhe jo pėr monitorimin qė ėshtė bėrė nga Ministria.
Raporti mbi Prokurorinė ishte periodik,heton pėrformancėn e Prokurorisė. Pushtetet janė tė pavarura por tė kontrollueshme. Kontrollet janė zhvilluar gjatė vitit tė kaluar, monitorimi i institucioneve ėshtė i rėndėsishėm pėr tė ndarė perceptimin e publikut nga gjendja reale, ky ėshtė qėllimi i inspektimeve tė MD, tė cilat zakonisht bėhen mbi ankesat e qytetarėve. Raporti qė e kemi ēuar nė Parlament ka tė bėjė me 16 inspektime, nga kėto 14 tė kėrkuara nga qytetarėt dhe 2 tė MD. Nga kėto kanė rezultuar se GA 15% tė Prokurorėve kanė pasur shkelje disiplinore dhe kjo nuk ėshtė dicka madhore ,madje shumė herė larg perceptimit tė publikut, se po ti pyesėsh ata thonė edhe 90%. Askujt si pėlqen tė kontrollohet, por nėse kontrolluesi tė thotė kujdes se ke 15% tė Prokurorėve me probleme kjo duhet marrė seriozisht dhe tė reflektohet , jo tė bėhen deklarata boshe dhe tė hidhet faji tek tė tjerėt. Ministria e Drejtėsisė kontrollon politikat penale, ndez llambat e alarmitshtoi Halimi.
I pyetur nga drejtori i Informacionit Patrik Sadikaj, nėse e gjithė skema ishte njė hap i parė pėr tė vulosur shkarkimin e zonjės. Rama, Halimi shpjegoi se nė tėrėsinė e raportit nuk ceket fare Kryeprokurorja e Pėrgjithshme, duke e cilėsuar mė tepėr njė ēėshtje mediatike.
Ministri i Drejtėsisė, Eduard Halimi paralajmėroi kalimin e dy projektligjeve shumė tė rėndėsishme mbledhjen e sė mėrkurės nė Kėshillin e Ministrave, atė tė Gjykatės sė Lartė dhe ligjin pėr Konferencėn e Gjyqėsorit. Bazuar nė faktin se ligjet kėrkojnė 3/5 pėr miratim nė Parlament, Halimi u shpreh optimist, sidomos pėr ligjin pėr Konferencėn e Gjyqėsorit, pasi sipas tij opozita deri mė tani ka dhėnė pėlqimin rreth draftit tė hartuar.
Tė mėrkurėn nė Kėshillin e Ministrave do kalojmė 2 projektligje, atė pėr Gjykatėn e Lartė dhe pėr Konferencėn e gjyqėsorit. Besoj se do tė marrė konsensusin e opozitės, ka njė vit e gjysmė qė po hartohet si ligj, para pak muajsh pati njė konferencė ku ishin dhe deputetė tė opozitės. Ligji parashikon tė njėjtat rregullime qė ka pasur, ka disa risi si zgjedhjen e anėtarėve tė KLD nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė jo me delegim, organizimin e fushatave nga gjyqtarėve, ėshtė njė ligj teknik mė tepėr. Edhe anėtarėt e PS janė shprehur pozitivisht pėr draftin, besoj se do marrė miratimin e opozitės brenda korrikut. Sa i pėrket ligjit pėr Gjykatėn e Lartė ėshtė rėnė dakord qė tė ketė 19 anėtarė, do funksionojė me tre dhoma me 6 gjyqtarė dhe njė gjykatės. Procesi i emėrimit tė anėtarėve udhėhiqet nga meritokracia dhe vlerat e juristėve dhe gjyqtarėve, vendosen kritere dhe kushte mė tė qarta pėr pėrzgjedhjen qoftė nga Presidenti apo dhe kalimi qė bėhet nė Parlament. Kryesorja ėshtė transparenca qė e shoqėron kėtė proces nga gjeneza deri nė pėrfundimin e saj, si dhe konsultimet e Presidentit me grupin parlamentarsqaroi Ministri i Drejtėsisė.
Vendin vakant tė nėnkryetarit tė KLD-sė, Eduard Halimi e sheh ndėr detyrat e para tė Presidentit tė ri Nishani. Duke e konsideruar njė eufori tė panevojshme tentativėn e Presidentit Topi pėr tė zgjedhur menjėherė pasardhėsin e Kreshnik Spahiut, Halimi vlerėson se e gjithė kjo po e ēonte institucionin nė rrjedhėn e debatit dhe konfliktit, gjė sė s`duhet tė ndodhė. Sė fundi ai u shpreh se si Presidentin e ri ashtu edhe nėnkryetarin e KLD i pret njė pune e madhe, pasi sipas tij, janė njė sėrė ēėshtjesh tė mbetura pezull prej kohėsh.