Historia
Ministria e parë e Drejtësisë e shtetit të pavarur shqiptar, u krijua me miratimin nga qeveria e Vlorës, e aktit “ Kanuni i përshtatshëm i administratës civile shqiptare”. Në krye të kësaj ministrie u vendon juristi, Petro Poga, ministër i parë i Drejtësisë së shtetit të pavarur shqiptar.
Kushtetuta e parë e Shqipërisë , "Statuti Organik i Shqipërisë" u hartua nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në Vlorë më 10 prill 1914, në mbështetje të aktit të 29 korrikut 1913 të Fuqive të Mëdha.
Me shumë autoritet, Ministrisë së Drejtësisë iu njoh me Kongresin e Lushnjës . Ministria u mor kryesisht me hartimin dhe përpilimin e statusit të Lushnjës , si dhe bëri të mundur unifikimin e veprimtarisë dhe organizimit gjyqësor.
Me qeverinë e Fan Nolit (vitit 1024). Ministria e Drejtësisë luajti një rol vendimtar për afrimin e legjislacionit shqiptar me atë perëndimor, si dhe aplikoi një sërë reformash në organizimin gjyqësor..
Me shpalljen e Shqipërisë Republikë Parlamentare, dhe rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet, ministria e Drejtësisë me ministër Milto Tutulanin, shpalli statusin themeltar në 1925.
Shqipëria me 1 shtator të vitit 1928 , u shpall “ Mbretëri Demokratike, Parlamentare dhe e Trashëgueshme”. Ky fakt çoi në ndryshimin e statusit të mëparshëm dhe miratimin e “ Statusit Themeltar të Monarkisë”.
Kësaj periudhe i përkasin miratimi i 3 kodeve të rëndësishme të së drejtës shqiptare, sipas modeleve të Evropës Perendimore dhe pikërisht :
Kodi Penal 1928
Kodi Civil 1029
Kodi Tregtar 1932
Në vitet 1930-1944 në kohën e pushtimit nazifashist ,Ministria e Drejtësisë ishte pjesë e kabinetit të qeverisë kuislinge. Konferenca e Pezës me krijimin e frontit antifashist-nacional- çlirimtar shënoi një etapë tjetër ndryshimesh në historinë e shtetit shqiptar.
Me çlirimin e Shqipërisë, partia Komuniste filloi të impononte sistemin gjyqëosr ideologjinë, me dekretin e 15 marsit të vitit 1946 . Ministri i Drejtësisë jo vetëm drejtonte punën e gjyqësorit, por ai diktonte vendimet e gjyqtarëve.
Në vitin 1966 , me suprimimin e nenit 80, të Kushtetutës , u shkri Ministria e Drejtësisë.
Vendosja e sistemit demokratik në Shqipëri pas vitit 1992, kërkonte nga Ministria e Drejtësisë ringritjen institucionale të saj . Që nga ajo kohë Ministria e Drejtësisë ka marrë dhe po luan një rol të rëndësishëm në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj, si në reformimin e sistemit të drejtësisë, hartimin e legjislacionit të ri shqiptar si dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Shtojcë
Ministria e Drejtësisë është vendosur në Bulevardin “ Zogu i Parë” në Tiranë që prej vitit 1999. Para këtij viti ajo ishte vendosur (1992-1999) në godinën e Kuvendit të Shqipërisë.
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë ka një godinë të veçantë, të ndërtuar në një stil arkitekturor që nuk ndeshet nga ndërtesat përreth.
Kjo godinë ka qenë dikur një ndër tre hotelet më të mëdha të kryeqytetit të vendit në periudhën komuniste . I ndërtuar në vitin 1953, sipas një stili arkitekturor tipik sovjetik , të përhapur në shumë vende të lindjes, nga ish- hotel Arbëria nuk ka ngelur ndonjë gjurmë e dukshme.
Me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 19.08.1999 , ish-hotel Arbëria kaloi nën administrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për rindërtimin e godinës dhe arritjen e gjendjes së saj në stadin aktual u deshën 5 vjet (2000-2005)