Të domosdoshëm apo të rastësishëm do ta konsideronit këtë debat të stuhishëm që ka rinisur mes jush dhe nënkryetarit të KLD-së ?
Të domosdoshëm, absolutisht të domosdoshëm. Të domosdoshëm sepse është debat, jo debat personash, jo debat mes individëve është debat për ide, është debat për sistemin është debat për mënyrë se si duhet të funksionojë sistemi dhe është debat jo mes Ministrit të Drejtësisë dhe KLD-së, por midis ministrit të drejtësisë dhe një anëtari të Këshillit të lartë të Drejtësisë, cili nuk përfaqëson aspak Këshillin e Lartë të Drejtësisë, anëtar i të cilit unë jam